EMRAT+VIDEO/ Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 24 të arrestuar e 4 në kërkim! Sekuestrohen 1.8 kg kokainë

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante kokainë, droga sintetike afër shkollave dhe lokaleve të natës.

Hetimet disamujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë çuar në arrestimin e 24 personave ndërsa 4 janë shpallur në skërkim, sipas Policisë.

“Në prokurorinë e Tiranës janë referuar materialet për 2 procedime penale. Pas një hetimi disamujor janë siguruar prova ligjore për 28 shtetas’, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një dalje për mediat.

Në kuadër të fazës së parë e operacionit ‘Tempulli 4’ janë arrestuar 24 persona, 9 prej të cilëve janë të arrestuar më pare, ndërsa 15 janë arrestuar në fazën finale të operacionit, vijon puna për arrestimin e 4 personave të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 18 kg marijuanë, 30 doza me drogë sintetike”, theksoi Vocaj.

EMRAT:

Vilson Tresa,

Asllan Maqellara,

Etgent Luzi,

Kostandinos Deliu,

Armand Haderllari,

Blerim Biba,

Ilir Tufa,

Kevin Kolgegaj,

Marios Saliaj,

Damjan Hasani,

Erblin Buci,

Ervis Duro,

Jurgen Xhafa,

Aldo Grabovari,

Gazmend Hoxha,

Sajmir Gerbaj,

Aleksander Kili,

Orgest Beqo,

Xhelo Ajasllari,

Paolo Shyti,

Ervin Rakipi,

Erdi Kurti,

Adrian Ramushi.


Shtuar 14.09.2024 12:34