EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD zyrtarizon kandidatët në 6 bashkitë e vendit

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit.

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 9 nëntor, duke përjashtuar bashkinë e Tiranës, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e presidentit Begaj pas ankimimit të Erion Velijat për shkarkimin e tij.

Kujtojmë se kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, garon si kandidat i pavarur, por Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare kanë shpallur mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij.

Emrat e përzgjedhur janë:

Florjan Binaj – Tiranë

Gabriel Guma – Tepelenë

Dionis Sota – Vlorë

Eduart Brahlika – Mat

Amarildo Hoxha – Cërrik

Pavlo Shkarpa – Berat


Shtuar 10.10.2025 22:41