Policia britanike ka shkatërruar një bandë shqiptare të kultivimit të kanabisit në shtëpi në Neath. 4 të rinj shqiptarë janë arrestyar, ndërsa mediat britanike bëjnë me dije se njëri prej tyre ka tentuar të arratiset në një nga dritaret e katit të mësipërm.
Policia gjithashtu sekuestroi drogën me vlerë prej më shumë se 14,000 £ së bashku me pasaportat e tyre.
Oficerët gjetën gjithashtu një numër telefonash celularë, dhe megjithëse mesazhet me tekst në to ishin në gjuhën shqipe, fotografitë, selfiet dhe videot e gjetura ishin me interes.
Kush janë të arrestuarit:
1. Elton Musta, 29 vjeç
2. Ledian Xhafa, 35 vjeç
3. Lorenc Cobo, 37 vjeç
4. Renato Shyti, 23 vjeç
Si u arrestuan:
Policia trokitin në derën e shtëpisë së barit, të cilën e japo Elton Musta. Ndësa të rinjtë panë që ishte policia, njeri prej tyre, i identifikuar si Ledian Xhafa, ka tentuar të arratiset, por u kap shpejt nga ofierët.
Prokurori tha se policia sekuestroi nga shtëpia qese të mëdha me kanabis me vlerë 14,250 £, si dhe qese plastike bosh, 530 £ në para, pesë telefona celularë dhe një numër pasaportash në emra të shtetasve shqiptarë.
Jashtë shtëpisë ishte një makinë Vauxhall Astra, e cila ishte marrë me qira nga Xhafa dhe në automjet efektivët gjetën shishe me ushqime të lëngshme bimore dhe kontejnerë me plehra.
Musta dhe Xhafa u dërguan në stacionin e policisë qendrore të Sëansea, por gjykata dëgjoi se ishte e qartë nga shtëpia se më shumë se dy persona kishin jetuar atje, kështu që një numër oficerësh mbetën në pronë.
Më vonë atë ditë në shtëpi mbërritën Renato Shyti dhe Lorenc Cobo dhe u arrestuan. Shyti u zbulua se mbante dy celularë dhe 330 £ para cash.
Gjykata dëgjoi se të gjithë telefonat e sekuestruar u ekzaminuan dhe u zbulua se përmbanin foto dhe video të një numri të të pandehurve që pozonin me shuma parash dhe bimë kanabisi, si dhe mesazhe të shkruara në gjuhën shqipe të cilat nuk janë përkthyer në anglisht. Njëri nga telefonat përmbante edhe imazhe të faturave dhe kostove për blerjen e pajisjeve që lidhen me rritjen e kanabisit që shkonte në disa mijëra paund, megjithatë nuk dihet se çfarë ka ndodhur me ato artikuj.
Pas arrestimit, rezulton se të 4 shqiptarët nuk ishin me precedentë të mëparshëm penal dhe se në Britani po qëndronin ilegalisht.
Çfarë dëshmuan të arrestuarit?
Avokatja Alycia Carpanini, për Shytin, tha se i pandehuri erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të shlyer borxhet dhe pranoi se duhej të kishte ndaluar atë që po bënte kur kuptoi se aktivitetet ishin të paligjshme. Ajo tha se Shytit i vinte keq për turpin që i kishte sjellë familjes së tij dhe pas lirimit nga dënimi me burg me të cilin po përballej ai dëshiron të kthehet në Shqipëri dhe nuk ka ndërmend të kthehet në MB.
Andreë Evans, për Musta, tha se rrëfimi i klientit të tij ka hyrë ilegalisht në vend “me ndihmën e të tjerëve” dhe me premtimin për punë. Avokati tha se Musta ishte dërguar në vende të ndryshme në MB përpara se të gjendej në pronën Neath.
Georgia Donoghue, për Xhafën, tha se klienti i saj hyri në Mbretërinë e Bashkuar tre vjet më parë pasi iu tha se puna ligjore do të ishte në dispozicion të tij dhe kishte gjetur punë me para në dorë në kantieret e ndërtimit. Ajo tha se Xhafa kishte qenë në shtëpinë Neath për rreth një muaj përpara se të arrestohej dhe pranoi se kishte qëndruar në pronë pasi kishte kuptuar natyrën e punës.
Clive Rees, për Cobon, tha se i pandehuri ishte nga qyteti i Beratit në Shqipëri dhe kishte qenë një “njeri i respektuar” dhe instalues i mirë panelesh. Ai tha se klienti i tij kishte dashur t’i përdorte ato aftësi në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të konsiderohej siç duhet një migrant ekonomik./albeu.com