EMRAT/ Zbardhen detaje nga dosja lidhur me operacionin e SPAK, akuza të reja ndaj 3 personave

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK në kuadër të asaj që njihet si dosja ‘Metamorfoza3’.

Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, ndaj Viktor Ymerit, i njohur si Tori i Xhihanes, dhe Santino Basho, vëllai i Tesi Bashos, janë shtuar akuzat. Ndaj tyre janë shtuar akuzat për atentate. Viktor Ymeri ndodhet në burg për akuza të tjera.

Të lidhura

None found

Gjithashtu janë shtuar akuzat edhe ndaj Fatmir Hysenit. /BalkanWeb


Shtuar 17.05.2024 16:22