EMRAT/ Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, 10 shqiptarë në pranga

Një bandë e trafikut të drogës është shkatërruar në Itali dhe në pranga kanë rënë 10 shtetas shqiptarë dhe dy italianë.

Mësohet se ata trafikonin drogë në Itali, Gjermani, Belgjikë e Jolandë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për trafik droge që fillon nga viti 2020 deri në vitin 2022, ku janë trafikuar rreth 700 kilogramë kokainë dhe marijuanë me të ardhura rreth 35 milionë euro.

Banda e shqiptarëve e trafikonte drogën në rajonin Merche, me qendër dhe bazë interesi në Civitanova dhe në Porto Sant’Elpidio e në pas në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë.

Nga hetimet dyvjeçare u identifikuan edhe korrierët e drogës, organizatorët dhe gjetja e bazave të tyre.

Në përfundim të operacionit policor “Lojë e dyfishtë” i autoriteteve të Ankonas në Itali, është bërë i mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë:

38-vjeçari Klenis Qevani
46-vjeçari Etmont Qevani
37-vjeçari Erjon Arkaxhiu
44-vjeçari Roland Hysollari
41-vjeçari Sokol Sallaku
27-vjeçari Elidon Shkalla
28-vjeçari Geri Skilja
48-vjeçari Arjan Ndoka
31-vjeçari Renato Qevani
38-vjeçari Kleon Mema, të gjithë me banim në Itali si dhe dy shtetas të tjerë italianë, Ferdinando dhe Bongiovanni.