Gjeti gruan të vetëvarur në tualet, i shoqi shpërthen në lot: Dyshoj se e kanë vrarë

Kreshnik Cani ishte personi që gjeti të vdekur gruan e tij Sonila Cani brenda banesës së tyre në Torino të Italisë më 21 Mars 2021.

Gazetari Spartak Koka ka udhëtuar drejt Italisë dhe ka intervistuar vetë Kreshnikun, i cili ndër të tjera ka thënë se ai dhe Sonila bënin punë jo të hijshme dhe kërkonin “lekun e thjeshtë”.

Por Kreshniku kërkon të dijë të vërtetën pasi nuk beson që gruaja e tij të jetë vetëvrarë, ai ka dyshime se mund të jetë vrarë.

Kreshnik Cani i thotë gazetarit Koka se kishte frikë se ndoshta Sonila mund ta linte, për shkak të moshës së saj shumë të vogël. E ndjera ishte vetëm 22 vjeç kur humbi jetën.

Kreshnik Cani: I kërkoj falje për atë ditë që s’kam qenë në shtëpi …

Spartak Koka: A mund ta parandaloje që të shkëputeshit nga ajo gjë?

Kreshnik Cani: Jo, sepse…

Spartak Koka: Pse? Kaq thellë ishit zhytur?

Kreshnik Cani: Ishim mësuar keq me lekë. Ne s’na mungonte gjë. Po ti pyete Sosen (nëna e Sonilës) kush t’i ka bërë dhëmbët 1 milion e gjysmë lekë. Kush t’i ka bërë, pyete. Mua më vjen keq për atë. Kush ja bërë gjithë ato gjëra, kush ja ka shtruar me beton, kush ja ka blerë fuoristradën Dashnorit (babai i Sonilës)? Mos llafosin kështu tani. Ja kam blerë që më përpara se të merreshim me këtë punë ne, ja kam blerë unë. Qysh e dha ai atë çupë aq të vogël?
Spartak Koka: Po pse?

Kreshnik Cani: Po pyete pra. Ja kam bërë këtë pyetje dhe unë. S’na e bëri njëherë mbarë ne ai. Nuk ka folur asnjëherë me ne në telefon. Për mendimin tim ai ka dëgjuar shumë llafe. Unë di këtë që nga goja ime s’ka ditur gjë. Edhe njerëzit e mi mbase nga këto gjëra nuk më flisnin, nuk shkoja mirë me njerëzit e mi.

Sepse as ata e as këta nuk kanë ditur. Se ç’është ai prind që pranon ç’a pune bën fëmija i vetë, kur s’është një gjë e pëlqyeshme. Unë nuk mund t’ia them dot. Nuk ja them se nuk e lë të qetë atë prind.

Spartak Koka: Dashnorit (vjehrrit) çfarë ke për t’i thënë sot?

Kreshnik Cani: I them të shikojë pak lekun më shumë se ç’e ka parë. Unë edhe çupa e tyre sa kemi parë ata nuk kemi parë asnjë njeri tjetër. Kisha frikë se ajo mos më linte. Kisha frikë për këtë gjë po ishte e kotë. Ishte shumë e re dhe mendoja mos ma gënjejë njeri. Si për shembull ajo makina që them unë që lëvizte këtu, nuk lëvizte kot. Kur më thoshte gjëra të tilla unë ia kisha frikën, mendoja mos më lidhej me ndonjë njeri. E kisha në mendje, e doja fort dhe nuk doja ta humbisja.

Spartak Koka: Po ajo sa të donte ty?

Kreshnik Cani: Shumë më shumë se ç’e kam dashur unë. Kishte kohë plot që unë ikja në Shqipëri dhe vetëm. U arrestova njëherë për trafik klandestinësh, ajo bëri ç’është e mundur për të më nxjerrë nga burgu.

Shtuar 12.05.2021 08:05