EMRAT/Shfrytëzuan postin e tyre për të vjedhur kompaninë, arrestohen dy punonjësit e SHPFS

Policia ka vënë në pranga dy punonjës të SHPSF të cilët kanë shfrytëzuar detyrën e tyre dhe kanë kryer vjedhje.

-Specialistët për Hetimin e Krmit Ekonomik e Finaciar në DVP Fier ndaluan për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasit Redjan Xhafa, 39 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe Argestino Nushi, 25 vjeç, banues në Zharrëz, Patos, (të dy punonjës SHPSF).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur një sasi vaji lubrifikant, naftë, venol, pombë hidraulike, prozhektor, ferrota, fuçi metalike, pronë të kompanisë Bankers Petrol.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

DVP Fier

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 2 shtetas, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

-Specialistët për Hetimin e Krmit Ekonomik e Finaciar në DVP Fier ndaluan për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasit Redjan Xhafa, 39 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe Argestino Nushi, 25 vjeç, banues në Zharrëz, Patos, (të dy punonjës SHPSF).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur një sasi vaji lubrifikant, naftë, venol, pombë hidraulike, prozhektor, ferrota, fuçi metalike, pronë të kompanisë Bankers Petrol.

-Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit personal, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një përforcues grushti./albeu.com/