EMRAT/ “Rrjeta” çon në pranga tre tropojanët, kapen me drogë, armë dhe municion luftarak (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga tre të rinj nga Tropoja. Ersid Gjonaj, Fran Sokoli dge Elsion Memaj, të cilat u kapën në flagrancë duke udhëtuar me automjetin tip “Mitsubish”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik, si dhe një karikator me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/Sekuestrohen drogë, armë zjarri dhe municion luftarak.

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Rrjeta”,  i zhvilluar nga DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Qarkullonin me rreth 8 kilogramë kanabis dhe armë zjarri në automjet, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen rreth 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Gj., 24 vjeç, banues në Geghysen, Tropojë, F. S., 34 vjeç, banues në Bugjon, Pukë dhe E. M., 22 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit”, Fierzë, duke udhëtuar me automjetin tip “Mitsubish”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik, si dhe një karikator me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./albeu.com


Shtuar 6.08.2022 09:59