Arteta hap rrugë ndryshimeve, Arsenali vendos në treg katër lojtarë të ekipit të parë

Arsenali po përgatit ndërhyrje të rëndësishme gjatë merkatos së verës, teksa ka nxjerrë në shitje katër futbollistë të skuadrës së parë: Leandro Trossard, Gabriel Martinelli, Ethan Nwaneri dhe Christian Norgaard.

Vendimi, sipas raportimeve, është marrë nga drejtuesit e klubit londinez në bashkëpunim me trajnerin Mikel Arteta, me synimin për të liruar vende në ekip dhe për të siguruar të ardhura shtesë për afrimet e mëdha të planifikuara për sezonin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Edhe pse pas vetes ka lënë një sezon të shkëlqyer, Arsenali nuk synon të ndalet. Skuadra londineze fitoi titullin e Ligës Premier dhe arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve, ku më pas u mund nga Paris Saint-Germain pas ekzekutimit të penalltive.

Në “Emirates Stadium”, pavarësisht këtij rrugëtimi të suksesshëm, objektivat mbeten shumë ambiciozë. Për të forcuar më tej grupin me emra të rinj, drejtuesit janë të gatshëm të heqin dorë edhe nga disa lojtarë me peshë në skuadër.

Sipas raportimeve të Sky Sports, futbollisti që shihet si kandidati kryesor për largim është sulmuesi belg Leandro Trossard. Ai konsiderohet një nga asetet që mund t’i sjellë klubit përfitime të rëndësishme financiare në treg.

Lëvizje priten edhe në repartin e mesfushës, si dhe te lojtarët e rinj. Një prej emrave që mund të ndahet me klubin është talenti 19-vjeçar Ethan Nwaneri.

Mesfushori ofensiv nuk arriti të spikasë gjatë huazimit te Olympique Marseille, ndaj Arsenali mbetet i hapur për të dëgjuar oferta për një transferim të përhershëm, edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2030.

Në të njëjtën kohë, në mesfushë, lojtari që përflitet më shumë për një largim është Christian Norgaard. Danezi iu bashkua Arsenalit verën e kaluar, por nuk ka mundur të sigurojë një rol të rëndësishëm në planet e Artetës, ndaj largimi i tij shihet si një opsion konkret.

Në listën e futbollistëve që mund të largohen figuron edhe Gabriel Martinelli, por ende nuk është e qartë nëse Arsenali do të pranojë oferta për brazilianin, i cili vazhdon të vlerësohet si një nga lojtarët më cilësorë në fazën sulmuese të ekipit.


grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetcasibomholiganbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabet