Ditën e sotme Kosova ka shpallur “non grata” dy zyrtarë rusë. Bëhet fjalë për Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev me arsyetimin se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare.
Kujtojmë se, Alexey Kryvosheev është shpallur “non grata” edhe nga autoritetet shqiptare pasi që në janar të këtij viti, sipas qeverisë, vazhdimisht ka thyer masat anti-covid në Shqipëri./albeu.com