EMRAT/ Ngjarje e rëndë në Tiranë, krim brenda familjes

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi Hekuran Gjoni rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin Asim Gjoni 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimet bëjnë me dije se si babai dhe djali kane qenë në gjendje të dehur.


Shtuar 1.02.2025 20:01