Në kuadër të operacionit të SPAK kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot në Lushnjë është arrestuar kreu i Bashkisë Fatos Tusha dhe 11 të tjerë. Ata akuzohen për korrupsion dhe për abuzime me tenderat.
Të arrestuarit janë:
- Flamur Peqini
- Xhemal Hasko
- Blerta Turuku
- Ani Simoni
- Andri Mushaj
- Margarita Gjermeni
- Bujar Murati
- Ibrahim Lami
- Xhemal Hasko
- Gazment Çela.
- Bektash Nezha
Mësohet se Flamur Peqini është kreu i këtij grupi. Peqini ka qenë kreu i Inspektoriatit të ndërtimit në Lushnje
Ndërkohë, Vazhdon bastisja e zyrave të bashkisë, mes tyre drejtoria e urbanisitikës, aty dyshohet se ka materiale që do të provojnë akuzën e SPAK atë të përfshirjës në korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë./albeu.com