EMRAT/ Ndjekje si nëpër filma! Me shpejtësi 220 km/h tentojnë t’i ikin policisë por pa sukses, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

Dy shqiptarëve në Ravenna të Italisë, policia u ka nxjerrë tabelën për të ndaluar me mjetin e tyre, por ata kanë refuzuar. Më pas, policia u është vënë në ndjekje, e cila ka qenë spektakolare, pasi shqiptarët kanë lëvizur me shpejtësi 220 km/h.

Mediat italiane bëjnë me dije se në dalje Lugo përgjatë Sant’Alberto makina doli nga rruga, por shqiptarët nuk u ndalën.

Ata u arratisën duke ecur më këmbë dhe tenuan të fshiheshin mes ferrave. Policia i ka kapur dhe ka hasur rezistencë nga ana e tyrre, të cilët i kanë goditur me shqelma e grushte.

Në fund, Marcos T., 44 vjeç dhe Emilian C., 32 vjeç janë arrestuar.

Ndaj të dyve, Gjykata vlerësoi sjellje jashtëzakonisht të rënda, duke vendosur masa sigurie në bazë të rrezikut të përsëritjes së veprës penale./albeu.com

 


Shtuar 20.01.2023 08:19