EMRAT/ Motori përplaset me “Benzin” e parkuar në Berat, plagosen rëndë dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, raporton albeu.com.

Një motor ndërsa ka qenë duke zbritur rrugën nga Kalaja ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë plagosur dy persona.

Të plagosurit që udhëtonin me motor janë Indrit dhe Suela Xhafa, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 12:56