Kanë dalë emrat e viktimave dhe të plagosurve në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan – Librazhd, ku pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi, mjeti përfundoi në Lumin Shkumbin.
Si pasojë e dëmeve të marra kanë humbur jetën, burrë e grua, Elmi dhe Elona Keqa, 53 dhe 35-vjeç, gjithashtu edhe shtetasi Elis Sulmataj, 18-vjeç.
Të plagosur janë nxjerrë, Elisiado Keqa rreth 10 vjeç dhe Ambra Halili rreth 20 vjeç dhe mbetet ende i paditur emri i të plagosurit të tretë. Të gjithë personat janë nga qyteti i Kukësit. /albeu.com