EMRAT/ Lëvizje në Polici, ndërrohen shefat e komisariateve në disa qytete

Ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit. Mësohet se Gazmend Dermozi ka marrë detyrën e shefit të komisariatit në Kavajë.

Këtë pozicion më herët e ka mbajtur Emiljan Pashaj, i cili është emëruar Specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme.

Behar Caka është shef komisariati në Lezhë, ndërsa në Mirditë është emëruar Paulin Çupi.

Në Kukës Julian Qyta ka marrë detyrën e shefit të komisariatit.

Ndërkohë që në Laç është emëruar në detyrë Dritan Meta./Albeu.com/


Shtuar 21.03.2023 10:41