Me 63 vota “për” dhe 35 “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur zëvendësministrat e Qeverisë. Përmbajtur nuk votoi asnjë deputet.
Gjatë gjithë ditës debati është zhvilluar për atë se propozimet nuk premtojnë asnjë ndryshim dhe se vendi do të vazhdojë të jetë në gjendje të mjerueshme, sipas opozitës.
Pushteti nga ana tjetër numëronte sukseset dhe premtonte se me zëvendësministrat e propozuar do të krijohet shteti i së drejtës, do të rriten pagat dhe pensionet, do të transformohet shteti energjetikisht dhe do të zhvillohet ekonomia.
Për zëvendësministra janë zgjedhur:
Bashkim Hasani, zv/ministër i Mbrojtjes
Nazim Bushi, zv/ministër i Punëve të Brendshme
Agim Nuhiu, zv/ministër i Drejtësisë
Xhabir Doko, zv/ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve
Fatmire Isaku, zv/ministre e Punëve të Jashtme
Filip Nikolloski, zv/ministër i Financave
Zoran Manevski, zv/ministër i Ekonomisë
Abdulshyqyr Abedini, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe menaxhimit me ujërat
Vlladimir Rendevsk, zv/ministër i Shëndetësisë
Lulzim Aliu, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës
Enver Husijni, zv/ministër i punës dhe politikës sociale
Zoran Dimitrovski, zv/ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Daim Luçi, zv/ministër i Kulturës
Aleksandar Bajdevski, zv/ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë
Bekim Rexhepi, zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Hristina Oxhaklieska, zv/ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor./TV21