EMRAT/ Kush është personi që mbeti i vrarë në Prishtinë, identifikohet dhe autori i ngjarjes

Fidaim Beka, 37 vjeç është personi që është vrarë me armë zjarri këtë mesditë në Prishtinë. Mediat e Kosovës shkruajnë se 37-vjeçari është identifikuar vetëm pak orë pas ngjarjes së ndpdhur.

Deri më tani është vënë në pranga një person, i identifikuar si Përparim Canolli, 47-vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen Kolovica në Prishtinë.

Mediat e Kosovës shkruajnë se nga burimet e afërta me familjen e viktimës, Canolli ka gjuajtur me armë gjahu në drejtim të Bekës. 37-vjeçari u dërgua në spital, po nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.