Janë publikuar emrat e 6 shqiptarëve të cilët u arrestuan në Londër nën akuzën e pengmarrjes se një shqiptari nga qyteti i Fierit.
Mediat britanike shkruajnë se të arrestuarit janë pjesë e një grupi nga Vlorë dhe që kontrollon disa zona ku kultivohet kanabis në zona të mbyllura.
Të arrestuarit sipas Metropolitan Police, janë:
Nekid Arapi 26 vjeç banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.
Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme.
Fation Arapi 27 vjeç, banues ne Neë Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.
Ka qenë vëllai i Nertil Buzit ai që ka pohuar para policisë së vëllai i tij është marrë penf nga një bandë kriminale, e cila e dhunonte.
Buzi nuk rezulton të ketë precedent penal në Shqipëri, pork a dyshime se mund të jetë përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Britaninë e Madhe.
“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund”, mësohet të ketë deklaruar i vëllai i 30-vjeçarit në polici, sipas Lalës.
30-vjeçari është duke u marrë në pyetje nga policia dhe pritet të ketë një panoramë më të qartë të konfliktit që ka çuar në pengmarrjen e tij.
Policia ka arrestuar tashmë 7 shtetas shqiptarë, ndërsa Buzi ndodhet në një vend të sigurt.
Mësohet se pengmarrësit kishin kërkuar 400 mijë paund për lirimin e 30-vjeçari, ndërsa ishin në listën e personave me rekorde kriminale në Angli.
I riu tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.
Të dhënat e personit që ishte marrë peng nuk janë bërë publike, pasi sipas policisë operacioni është në vijim.
“Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.
Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se një 30-vjeçar shqiptar, ishte marrë peng në Angli nga persona, me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.
Policia e Shtetit shkëmbeu menjëherë me Policinë Britanike, informacionin e marrë, falë të cilit, Policia britanike zhvilloi operacionin policor të koduar “Pengu”.
Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja dhe lirimi i personit të marrë peng, i cili tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.
Po në kuadër të operacionit u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë që kishin marrë peng 30-vjeçarin.
Operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar, deri në përfundim të operacionit”, njoftoi policia.