EMRAT/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik me 4 viktima në Itali ku humbi jetën 19-vjeçari shqiptar (FOTO LAJM)

Një aksident tragjik ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme ne Godega di Sant’Urbano, Itali.

Një Volkswagen Polo ndodheshin 4 të rinj (midis moshës 18-19 vjeç), të cilët humbën jetën në vend.

Mes viktimave ishte edhe 19-vjeçari shqiptar Xhuliano Këlliçi.

Tre viktimat e tjera janë Daniel De Re, 18 vjeç, Daniel Ortolanv, 19 vjeç dhe Marco Da Re, 19 vjeç.

Ishin banorët ata që lajmëruan menjëherë shërbimet e urgjencës dhe policinë, por katër të rinjtë kishin humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Mediet italiane kanë publikuar dhe pamjet e rënda nga aksidenti. shihet se makina me të cilën ata udhëtonin është kthyer në një grumbull hekurash.

 

Operacionet e nxjerrjes së trupave përfunduan në agim.