Shqiptari fton për kafe një 38-vjeçare në Greqi dhe më pas tenton ta përdhunojë

Një 38-vjeçare për pak sa nuk ra viktimë e përdhunimit në Kretë. Sipas informacioneve të cretapost, më 15 gushtit, një 45-vjeçar me origjinë nga Shqipëria e ftoi 38 -vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë një kafe.

Gruaja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër, raporton Protothema.

Të lidhura

None found

Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa, ndërsa ka tentuar ta përdhunojë. Ajo, fatmirësisht, ia doli dhe shpëtoi nga duart e tij, duke shmangur më të keqen, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi.

Pak orë më vonë policia ka lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçarin, i cili siç u konstatua se ndodhet në mënyrë të paligjshme në Greqi.

45-vjeçari është dërguar në Prokurorinë Publike, dhe akuzohet për veprën penale të përdhunimit në tentativë.


grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişbahis sitelerigrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetbahis siteleriyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet