Partia Demokratike zgjodhi dje kryesinë e saj të re të përbërë nga 15 vetë.
Dhjetë prej tyre ishin burra dhe 5 ishin gra. Kryesia u zgjodh përmes votimit nga 300 anëtarët e këshillit kombëtar.
Disa figura spikatën mes të tjerëve, pasi kishin marrë më shumë votbesim.
Figurat me të votuara janë si më poshtë:
Gert Bogdani
Tomorr Alizoti
Agron Gjekmarkaj
Ervin Salianji
Flamur Noka
Oerd Bylykbashi
Kreshnik Çollaku
Aldo Bumçi
Fitim Zekthi
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Luan Baçi dhe Gent Strazimiri në balotazh (Shorti vendosi që Gent Strazimiri, të jetë anëtar)
5 anëtaret gra:
Oriola Pampuri
Dhurata Çupi
Juela Hamati
Taulanta Jaupi
Lindita Metaliaj
Ditën e djeshme u vendos që Alfred Rushaj të marrë postin e kryetarit të grupit parlamentare në PD. Alfred Rrushaj, Enkelejd Alibeaj dhe 2 gra, Jorida Tabaku dhe Grida Duma do të jenë katër nënkryetarët e Partisë Demokratike, duke u dhënë kështu më shumë pushtet grave.
Jorida Tabaku do të jetë nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë, ndërsa Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile. Edmond Spaho, ish-nënkryetari i PD ka kërkuar të mbajë vetëm detyrën e deputetit. Gazment Bardhi do të mbajë sërish postin që kishte, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Vendin e Bujar Nishanit e ka zënë tashmë Edi Paloka, i cili është zgjedhur Kryetari i Këshillit Kombëtar./albeu.com