Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur me mbledhjen e strukturave të kësaj force politike për të përcaktuar vazhdimësinë e aksionit opozitar në rrugëtimin drejt zgjedhjeve të viti 2025.
Dy ditë më parë Berisha ka mbledhur kryesinë e PD-së, ku ka miratuar edhe ngritjen e grupit të punës, një listë me 36 persona, që do të përgatisin strukturat në degën e Tiranës. Sipas Top Channel, nën drejtimin e Belind Këlliçit, dega më e madhe në vend do nisë nga puna për përgatitjen e fushatës.
Bëhet me dije se në listë janë deputetët Albana Vokshi, Asllan Dogjani, Dhurata Ccupi, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, ish kryetarët e KQZ-së, Arben Ristani dhe Çlirim Gjata, politikanë demokratë të Tiranës si Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali si dhe djemtë e dy ish-ministrave të rëndësishëm të PD-së, Andi Mustafaj, djali i Besnik Mustafajt dhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit.