EMRAT/ “Basha i do të mirën Berishës por u detyrua”, katër deputetë pro përjashtimit

Katër janë anëtarët e grupit parlamentar PD-së janë shprehur pro vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Ata janë: Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj.

“Se do njeri më shumë se Basha, Sali Berishën, por ky është vendim i detyruar” u shpreh Sula gjatë debatit në selinë e blu, pasi kryedemokrati i njoftoi deputetët për vendimin.

Shtatë deputetë të grupit parlamentar ishin hapur kundër këtij vendimi; Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku./albeu.com


Shtuar 9.09.2021 22:53