Ditën e sotme Basha hapi fushatën zgjedhore të opozitës së bashkuar.
Në shesh mes simpatizantëve ishte edhe familja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Kur Kryedemokrati mbylli fjalën e tij në podium u ngjitën bashkëshortja Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktora.
Ata vrapuan njëra pas tjetrës për të përqafuar të atin. Të katër si familje të përqafuar zbritën.
Ndërkohë podiumi u mbush me tollumbace dhe zbukurime në ngjyrë blu.