Elvana Gjata hap zemrën, zbulon momentin më të vështirë që ka kaluar

Këngëtarja Elvana Gjata ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri, duke dhënë detaje lidhur me jetën e saj private. E ftuar në emisionin “Soiree”, Gjata tha se vetë nuk e ka kaluar pandeminë e koronavirusit, por ka treguar për eksperiencën e prindërve të saj.

Në rrëfimin e saj, këngëtarja është shprehur se infektimi i prindërve ishte makthi më i madh që kishte përjetuar.

“COVID-in nuk e kam kaluar ende. Por kam kaluar periudhë shumë të vështirë. Më ka ndryshuar shumë. I jam përkushtuar totalisht familjes, kam kaluar shumë kohë me ta.

Prindërit e kaluan, ishte makthi më i madh që mund të përjetoja. Motra jo! Nuk e kaluan aq rëndë sa prisja, por shkoi shumë mirë. I dua shumë. Janë pika ime e dobët,”-tha ajo. /abcneës

 

 


Shtuar 1.05.2021 21:30