Elton John është bërë figura e fundit e njohur që ka njoftuar se do të largohet nga Twitter. Ikona e muzikës, i cili aktualisht është në turneun e tij të fundit botëror, tha se një “ndryshim i fundit në politikë” në faqe do të lejonte rritjen e dezinformatave, duke e shtyrë atë të largohej.
Ai është i fundit nga disa figura të profilit të lartë që u largua nga faqja javët e fundit, me Whoopi Goldberg, Trent Reznor, Jack White dhe Jim Carrey që njoftuan gjithashtu synimet e tyre për t’u larguar pas marrjes së Elon Musk.
All my life I’ve tried to use music to bring people together. Yet it saddens me to see how misinformation is now being used to divide our world.
I’ve decided to no longer use Twitter, given their recent change in policy which will allow misinformation to flourish unchecked.
— Elton John (@eltonofficial) December 9, 2022
“Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të përdor muzikën për të bashkuar njerëzit. Megjithatë, më trishton kur shoh se si keqinformimi po përdoret tani për të ndarë botën tonë. Kam vendosur të mos përdor më Twitter-in, duke pasur parasysh ndryshimin e tyre të fundit në politikë, i cili do të lejojë që dezinformata të lulëzojë pa kontroll.”