Elon Musk zbret nga froni, ja kush është tani njeriu më i pasur në botë

Tashmë Bernard Arnault, CEO i grupit më të madh në botë të mallrave luksoze LVMH është njeriu më i pasur në botë. Kjo u zbulua sot sipas revistës Forbes për vitin 2023.

Në vitin 2022, Bernard Arnault ishte personi i tretë më i pasur në botë, i pari Elon Musk, pronar i Tesla, Twitter dhe i dyti Jeff Bezos, themelues i Amazon.

Siç shihet nga renditja e re, faktet kanë ndryshuar dhe manjatët e gjigantëve të teknologjisë kanë humbur një pjesë të pasurisë së tyre.

Në listën më të mirë të vitit 2023 të publikuar sot, pasuria e Arnault vlerësohet të arrijë në 211 miliardë dollarë. Forbes shpjegon se “ka llogaritur vlerën neto duke përdorur çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit që nga e premtja.

Elon Musk zë vendin e dytë në listën e të pasurve në botë, me një pasuri të vlerësuar në 180 miliardë dollarë, i ndjekur nga Jeff Bezos (114 miliardë), Larry Ellison, bashkëthemelues i kompanisë softuerike Oracle (107 miliardë) dhe sipërmarrësi Warren Buffett (106 miliardë).


Shtuar 4.04.2023 23:56