Elon Musk blen Twitter, Trump: Nuk kthehem në platformë dhe po më zhbllokuan llogarinë

Siç tashmë mund ta kemi marrë vesh, miliarderi Elon Musk ka blerë rrjein social Twitter. Pas këtij lajmi ka reaguar ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i cili tha se nuk ka ndërmend të kthehet në platformë, edhe nëse llogaria e tij zhbllokohet.

Trump tha për Fox Neës se do t’i bashkohej platformës së tij Truth javën e ardhshme, siç ishte planifikuar.

“Nuk do të kthehem në Twitter, do të qëndroj në Truth”, ka thënë ai.

Platforma e mediave sociale e Grupit Trump Media & Technology, TRUTH Social, u lancua zyrtarisht muajin e kaluar dhe ka funksionuar për katër ditë si pjesë e një shërbimi krejt të ri cloud.

Trump u pezullua përgjithmonë nga Twitter, Facebook, Instagram dhe Snapshot pas trazirave në Capitol Hill, më 6 janar 2021.

Tëitter vlerësoi disa prej postimeve të tij në lidhje me protestat e dhunshme si ndezëse dhe paralajmëroi për “rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës”./albeu.com


Shtuar 26.04.2022 09:02