Deputeti e Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend nuk është kursyer për të kritikuar qeverinë Rama dhe ministren Spiropali,
Ai me pas shon se pallatet e ndërtuara në Valias janë marrë nga patronazhistët dhe hyrjet nuk ia janë dhënë banorëve.
“Një ministri është në karrige për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo për ti gënjyer. Por Elisa dhe Skënderbeu jetojnë në botën virtuale të çudirave , shqiptarët jetojnë në botën reale. Ndaj e përsëris a e di Elisa se sa është ndihma sociale? A e din Elisa që të gjithë prindërit e shkollës, “Demokracia”, “Ibrahim Basha”, “Sulejman Elezi” , paguajnë 30 mijë lekë në muaj privatisht për të çuar dhe marrë nxënësit në shkollë. Këtë e kanë shpërblim nga Elisa dhe kryetari i emëruar në Kamëz. Këto janë mrekullitë që ka bërë qeveria e Elisës dhe Skënderbeut. Vijnë këtu flasin dokrra, mjafton të bëjnë shoë, por realiteti nuk ka asnjë lidhje me këto”, tha ai.