Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona të qytetit janë përfshirë nga stuhi të shoqëruara me erë të fortë dhe breshër.
Stuhia ka zgjatur rreth 20-30 minuta, duke shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në disa segmente të rrugëve. Po ashtu, reshjet e dendura kanë çuar në krijimin e përmbytjeve të menjëhershme, pasi sistemi i kolektorëve të ujërave nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të shiut.
Era e fortë ka shkaktuar dëmtim të pemëve përgjatë rrugëve kryesore, duke rritur rrezikun për kalimtarët dhe automjetet.