Policia e Elbasanit ka bllokuar një “Lamborghini” me vlerë rreth 200 mijë euro, pasi dyshohet se është blerë me të ardhura që kanë burim aktivitete të jashtëligjshme.
Abcnews.al mëson se në mjetit është në pronësi të një 36-vjeçari nga një fshat pranë Elbasanit.
Bllokimi i makinës është bërë sipas parashikimeve të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Burime bëjnë me dije se makina ndodhet në komisariat, ndërsa policia nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar për rastin në fjalë, në pritje të mbylljes së verifikimeve të nevojshme.