Ditën e sotme Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka marrë vendimin me burg për dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera të cilët janë shpallur fajtor për vrasjen e taksistit Abdulla Budlla.
Ngjarja ka ndodhur më 3 gusht të vitit 2020 në rrugën nacionale “Fushë Krujë – Vorë”.
Vëllezërit ekzekutuan Abdulla Budlla pasi mendonin se ai kishte një lidhje me nënën e tyre.
Njoftimi
Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:46, në rrugën nacionale “Fushë Krujë – Vorë”, është vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale A.B, i cili punonte si taksist. Rezulton se autorët e vrasjes janë dy vëllezërit, shtetasit me iniciale S.Sh dhe A.Sh. Referuar interesimit të mediave, ju informojmë si më poshtë:
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurve me iniciale S.Sh dhe A.Sh, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”, të parashikuara nga nenet 78, 25 dhe 278 të K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 288, datë 09.02.2022 ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me njëzet e një vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni parashikuar nga Neni 278 prg.1 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me pesë vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 te K.Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Sh, të dënohet me njëzet e dy vjet burgim.
Në aplikim të Nenit 406/1 tëPr.Penale, të pandehurit S.Sh, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet katërmbëdhjetë vjet e tetë muaj burgim.
2.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Sh, për kryerjen e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 78 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me pesëmbëdhjetë vjet burgim.
Në zbatim të Nenit 406 te K.Pr.Penale, perfundimisht i pandehuri Sh të dënohet me dhjetë vjet burgim.
-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim si dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale S.SH, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e dënimit nën kufijtë e parashikuar me ligj.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe z.Fatri Islamaj, me vendimin nr. 944 , datë 11.10.2022 vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 288 datë 09.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë./albeu.com