Ekzekutohet në mënyrë mafioze biznesmeni në Greqi

Një 45-vjeçar në Greqi, biznesmen, është ekzekutuar sot me armë zjarri.

Kostas Tsaftaridis, baba i dy fëmijëve, u vra në orët e para të së shtunës jashtë shtëpisë së tij në Thebes.

Të lidhura

None found

Ai vdiq në vend në mes të rrugës, ndërsa autori është arratisur me një makinë blu.

45-vjeçari zotëronte një kompani ndërtimi dhe një kompani dhënieje makinash me qira.

Nga ekzaminimi mjekësor, në trupin e tij janë gjetur 6 plumba me armë zjarri, 4 në trup, një në kokë dhe një në kofshë./albeu.com


Shtuar 24.07.2021 15:10