Ekzekutimi i presidetit të Haitit, policia vret 4 persona

4 persona të dyshuar për ekzekutimin e Presidentit të Haitit Jovenel Moise janë vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë, thotë policia.

Gjithashtu dy të tjerë janë arrestuar, ndërsa oficerët ende po kërkojnë për të dyshuarit.

“Ata do të vriten ose do të kapen”, tha shefi i policisë, Leon Charles.

Kujtojmë se Moise 53 vjeç u qëllua për vdekje në rezidencën e tij, ndërsa zonja e parë u plagos.

Personat e armatosur të paidentifikuar hynë në rezidencën private në Port-au-Prince në 01:00 me kohën lokale./albeu.com


Shtuar 8.07.2021 08:23