Ekzekutimi i Everest Çakës, avokati bën deklaratën e fortë: U bë nga Forca Speciale!

Avokati Saimir Vishaj ka komentuar vrasjen e Everest Çakës duke analizuar dhe tipologjinë e autorëve. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Vishaj tha se vrasja është bërë nga profesionistë duke shkuar edhe më tej, duke i cilësuar si Forca Speciale.

Më tej, ai shton se vrasjet janë këmbana alarmi për sigurinë në vend, duke mos i kursyer akuzat për kryepolicin, Ardi Veliu.

“E kanë bërë Forca Speciale. Mënyra si po realizohen këto vrasje duhet që të ulin me këmbë në tokë shtetin.

Ngjarjet me precizion të saktë, këtu situata është alarmante sepse kemi një mënyrë ekzekutimi.

Flas me gjuhën e penalisti…janë këmbana. Policinë po e lodhin për kapjen e personave pa patentë. Ai drejtor i paaftë që kemi arreston intelektuale…,“-u shpreh avokati.


Shtuar 12.05.2021 21:50