Ekzekutimi i 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, reagon i tronditur reperi i njohur

Reperi i njohur, G-Bani ka reaguar lidhur me ekzekutimin e 39-vjeçarit shqiptar, Keli Dejavu, i cili që u qëllua për vdekje nga një person ende i panjohur ishte i njohur për policinë.

Ai ka postuar në “Facebook” një foto të viktimës, duke u shprehur e ka mbetur i tronditur nga kjo ngjarje.

“Nuk kam fjalë. Keli Dejavu”, ka shkruar G-Bani.

Kujtojmë që Keli Dejavu ka qenë menaxher i një lokali nate dhe kjo ka bërë që ai të ketë njohje me artistë të shumtë. 39-vjeçari raportohet se mori një plumb në bark dhe një në kokë, gjë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Ai është qëlluar për vdekje teksa ishte në një kafene.

Mediat greke raportojnë se emri i itshqiptar është i lidhur me trafikun e drogës në Greqi, ç’ka dyshohet të jetë bërë edhe shkaku kryesor i ekzekutimit.


Shtuar 4.10.2021 10:23