Ekuadori kërkon vendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë

Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguín, është shprehur se për arsye sigurie, shtetasve të 37 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, ka kërkuar vendosjen e vizve.

Holguín tha në një intervistë për mediat ekuadoriane PRIMICIAS se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u forcua për të ndaluar mafiozët e udhëhequr nga shqiptarët në vendet evropiane, si Belgjika dhe Holanda, si dhe në Ekuador, Kolumbi dhe Peru.

Ai thekson se tashmë, për arsye sigurie, qytetarët e 37 shteteve, mes tyre edhe Shqipëria, kanë nevojë për viza për të hyrë në Ekuador./albeu.com


Shtuar 15.11.2022 13:34