Ekspertja shëndetësore: Të mos vaksinohesh kundër Covid-19 është si të vozisësh i dehur

Ndërsa sërish numri i rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në botë është rritur për shkak të mutacioneve të reja, ekspertja shëndetësore në SHBA, Leana Wen, tha se të mos vaksinohesh është njësoj si të ngasësh makinën në gjendje të dehur.

“Zgjedhja për të mos u vaksinuar kundër Covid-19 është njësoj si të ngasësh makinën në gjendje të dehur”, tha Aji.

Vërejtjet e Wen vijnë pasi administrata Biden njoftoi të enjten se të gjitha bizneset që kanë më shumë se 100 punonjës duhet të sigurojnë vaksinimin e tyre ose të testohen një herë në javë.

Presidenti Joe Biden gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkon që të gjithë punonjësit e qeverisë të marrin vaksinat e tyre kundër Covid-19.

Ekspertja tha se Biden duhet të kishte zbatuar masa më të rrepta për të frenuar rritjen e fundit të rasteve të Covid-19 në SHBA.

“Ne jemi në mes të krizës më të madhe të shëndetit publik të jetës sonë. Ne kemi më shumë se një mijë amerikanë që po vdesin çdo ditë. Ne, si shoqëri, vendosim ligje që mbrojnë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve gjatë gjithë kohës”, tha Wen.

Mesatarisht 1,110 njerëz vdesin në SHBA nga Covid-19 çdo ditë gjatë javës së fundit, treguan të dhënat nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Shkalla e vdekjeve që nga fundi i gushtit është më e larta që ka qenë që nga fillimi i marsit./albeu.com


Shtuar 11.09.2021 20:35