Ekspertët: Kontrollet e shpeshta te dentisti kapin në kohë sëmundjen e Hiv/Aids

Sot është dita ndërkombëtare kundër Hiv-Aids.

Ekspertët thonë se kontrollet te dentisti janë shumë të rëndësishëm për diagnostifikimin e hershëm të Hiv/Aids.

Federata Helene e Stomatologjisë, ka bërë thirrje për kontrolle sa më të shpeshta tek mjekët specialist për të kapur në kohë Hiv-Aids-in.

Sipas tyre kur shumë raste me Hiv-Aids nuk dihen ende dhe pacientët nuk janë të vetëdijshëm se janë të prekur prej tij, identifikohen gjatë vizitës te stomatologu.

“Monitorimi nga afër i pacientëve dhe bashkëpunimi i stomatologut me mjekët që kujdesen për pacientët HIV pozitiv është i domosdoshëm”, shprehen ata./albeu.com/


Shtuar 1.12.2021 19:16

Tags: