Kryeministri Edi Rama, ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut, ku është parë së bashku me familjen. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, kryeministri shfaqet duke lundruar me gomone në ujërat e jugut.
Gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë është filmuar teksa bënte xhiro me gomone në plazhin e Dhërmiut. Videot, ku Rama shihet me kapele dhe syze dielli, janë publikuar nga “Antidroga”, një prej faqeve që ka qenë më aktive në lidhje me protestat e qytetarëve.
Të lidhura
None found
Kryeministri duket i qetë teksa shijon detin nën shoqërinë e bashkëshortes, ndërsa në skaf vihet re edhe prania e dy fëmijëve të vegjël.
Në të njëjtën kohë, në Tiranë zhvillohet sot protesta e 66-të radhazi, ku kërkohet largimi i Ramës.
Megjithëse gjatë protestave është deklaruar disa herë se kryeministrit i është dashur të ndryshojë planet e pushimeve për shkak të tyre, pamjet tregojnë se, pas përfundimit të sesionit parlamentar, ai ka marrë lejen verore.
