Edhe ajo i futet muzikës? Antonia e thotë troç: Ja si e dua partnerin

Antonia Gjoka ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku zbuloi më tepër mbi planet e vitit 2022. Një surprizë e madhe vjen prej saj për të gjithë dashamirësit dhe publikun, pasi vajzën e re do ta shohim edhe nën petkun e këngëtares.

“Unë jam duke punuar për një projekt muzikor, por nuk dua ta bëj ende shumë të ditur. Me thënë të drejtën, përderisa kam dalë nga një program televiziv i kam marrë parasysh edhe gjykimet e njerëzve.” – tha Gjoka mbi këtë hap të ri në karrierën e saj, pasi u pyet nga Ermal Peçi mbi rreziqet e nisjes së një investimi në muzikë.

Ndonëse Gjoka u treguar e rezervuar në lidhje me detajet e këngës së saj të parë, ajo nuk ngurroi të ndante të tjera ‘sekrete’ me publikun. Teksa në studio bisedohej mbi rëndësinë e kujdesit estetik si një pikë kyçe e shumë njerëzve kur nisin një vit të ri, Antonia pranoi se kishte kryer një operacion plastik në hundë.

“Unë jam vetë një nga njerëzit që kam kryer operacion estetik dhe shëndetsor që është hunda. Rëndësi ka ta bësh mirë, dhe nuk ka rëndësi sa operacione apo botox mund të kesh bërë.” – shprehu ajo, duke i mëshuar faktit se nuk bie dakord me ndërhyrjet kirurgjikale që të ndryshojnë tërësisht struktuarën e fytyrës.

Por çfarë po ndodh me jetën personale të Antonias? Pyetjes së Ermal Peçi nëse donte të gjente një partner këtë vit të ri, ajo iu përgjigj duke thënë se fokusi është në karrierë por mundësitë për dashuri nuk do t’i minimizoj. Si duhet të jetë partneri ideal për Antonian?

“Si fillim dua të jetë i thjeshtë, të jetë shumë me këmbë në tokë, i sinqertë. Oh Zot i madh, kërkojë shumë ndoshta? Të jetë real si person, pa barriera. Janë shtuar njerëzit fake dhe unë e kam vënë re shumë.”

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni bisedën e plotë në YouTube, Abc News Albania.


Shtuar 10.01.2022 18:31