‘Më trembi harresa’. Dikur më e kërkuara, ç’bëhet me Mirsën?

Këngëtarja aq e dashur nga Gjilani, Mirsa Kërqeli, është rikthyer pas një ‘pushimi’ të gjatë nga jeta mes aktiviteteve muzikore dhe produksioneve. Sëfundmi ajo ka publikuar këngën “Zemra ime’, për të cilën ishte e ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi.

Tashmë Kërqeli prej vitesh jeton në Kanada, aty ku po rrit fëmijët e saj me bashkëshortin dhe dukej se muzika kishte kaluar në plan të dytë. Por çfarë e bëri Mirsën që të rifillonte jetën e saj artistike?

“Edhe pse e kam pasur pauzë goxha të gjatë, adhuruesit i kam pasur gjithmonë pas. Kjo është arsyeja numër 1 që më ka bërë të rikthehem. Është shumë e vështirë, Kanadaja është larg dhe nuk të jem prezente. Po mundohem tani që fëmijët janë rritur pak që të lëviz më tepër.” – tha këngëtarja duke nënkuptuar se do e shohim shumë më shpesh në Tiranë apo Prishtinë teksa nxjerrë hitet e saj për për publikun që e ndjekë.

Këngët e saj numërojnë me miliona klikime dhe ende sot këndohen në festa nga të gjitha moshat. Në një kohë kur emrin e Mirsës e dëgjojë masivisht, sot këngëtarja bën një jetë më të qetë larg zhurmës së portaleve dhe vëmendjes. Por a e tremb harresa e publikut?

“Nuk mund të them se nuk më tremb harresa. Ka pas raste kur nuk kam publikuar klipe sepse jam trembur nga konkurrenca apo siç e ceka kam ndjerë se jam harruar. Por besoj se secili këngëtar ka rriskun e vetë.” – shprehu Kërqeli.

Duke se rikthimi në skenë ka ardhur vrullshëm për artisten e këngës “Punë e Madhe”, e cila zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me një artist shumë të dashur të muzikës shqiptare.


Shtuar 10.01.2022 18:33