Gjendet një fëmijë i pajetë në Fier, Policia “bastis” zonën

Një fëmijë 8-vjeç është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Grecalli të Fierit.

Ende nuk ka informacion të plotë për rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet.

Paraprakisht mësohet se policia ka shoqëruar një person, që dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Forca të shumta policie kanë rrethuar fshatin për të arrestuar personat e tjerë që janë të përfshirë./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 18:50