Në ditë n e sotme po mbahet një protestë pë r vrasjen e vajzë s së re, 23-vjec, Sabrina Bengaj e cila u vra nga ish-bashkë shorti i saj Elton Metaj.
Kushëriri i Sabrina Bengajt ka treguar se përveç gjakut, ditën e krimit ka gjetur në tokë dhe bukën që po hante e reja në atë moment.
Në një prononcim nga sheshi ku po protestohet dhe kërkohet drejtësi, kushëriri i Bengajt shton se vajza nuk është martuar me dëshirë por është rrëmbyer nga Elton Metaj.
“Lajmet janë të rreme, s’jemi nga ata që i martojmë vajzat fëmijë. Përveç gjakut gjetëm edhe bukën të hedhur në tokë. Vajzën e kanë rrëmbyer, e gënjeu ish-burri dhe nëna e tij,”- tha kushëriri ndër të tjera. /albeu.com/