Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh të fortë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të gruas në politikë.
Duke folur në lidhje me listat e PS për zgjedhjet e 11 majit, ai u shpreh se në listat e mbyllura do të përfshihen të rinj e të reja, gra, ndërsa në listat e hapura ku do të garojnë për mandatet në Kuvend, do të jenë burrat me eksperiencë.
“Kanë grumbulluar të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë dhe në emër të një madhështie që Zoti e di ku është se gjëja më madhështore që shoh në atë anë janë mustaqet e kujtim Gjuzit, shikoni mustaqet e tij dhe aty keni kartëvizitën e madhështisë së asaj bauleje me rraqe”,tha Rama.