Një situatë e sikletshme i ka ndodhur politikanit dhe biznesmenit kanadez Doug Ford, gjatë një konference për media që transmetohej drejtpërdrejtë.
Duke folur drejtpërdrejt me gazetarët, 57-vjeçarii i futet rastësisht një bletë në gojë dhe me sa duket ai e ka gëlltitur duke u detyruar të pinte ujë nga shishja.
“Oh zot, sapo gëlltita një bletë”, tha Ford, i cili nuk mund të ndalej duke u kollitur.
Në videon e bërë virale gjatë konferencës shihet bleta duke u vërtitur rreth fytyrës së Fordit, para se të përfundonte në gojën e tij.
Ai mori shishen me ujë për ta pirë dhe duke qeshur tha se ka shkuar “poshtë”./albeu.com