Binjaket e bashkuara Annie dhe Issie Bateson po e marrin veten nga operacioni që ndihmoi në ndarjen e tyre.
Hannah dhe Dan Bateson, nga County Antrim, Irlanda Veriore, zbuluan se vajzat e tyre ishin binjake të bashkuara, në një skanim 12-javor.
Shanset për të pasur binjakë të bashkuar janë vetëm një në 2.5 milionë dhe familja tani i sheh ata si “mrekulli”.
Ato ishin të bashkuara nga gjoksi në legen dhe kishin një fshikëz, zorrë dhe një këmbë të bashkuar, por në mënyrë thelbësore kishin zemra të ndara.
Të lindur në mars të vitit të kaluar, ato janë ndër të paktat binjake që i janë nënshtruar me sukses operacionit të ndarjes.
Dy vajzat, të cilat kanë nga një këmbë, janë përshtatur mirë që prej ndarjes dhe kanë zhvilluar personalitetin e tyre.
Çifti u martua në vitin 2016, kur më pas Hannah mbeti shtatzënë.
Hannah lindi në Spitalin e Kolegjit Universitar të Londrës, ku u ndihmua nga një ekip specialistësh.
Prej aty, ato u transferuan në Great Ormond Street Hospital, spitali specialist kryesor në Evropë për ndarjen e binjakëve të bashkuar, ku u bë operacioni këtë javë.
“Ennie dhe Issie janë ndarë. Ishte një ditë shumë e gjatë, operacioni i tyre zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së martës, por vajzat tona të vogla ia dolën shumë mirë. Kanë një rrugë të gjatë për t’u rikuperuar, por ato janë vajza të forta dhe do ia dalin”, thanë prindërit pas operacionit të suksesshëm.
Që atëherë, me kalimin e çdo muaji, prindërit po shohin zhvillimin e fëmijëve dhe së shpejti atyre do t’u vendosen mbajtëse për një këmbë protetike për të ndihmuar në stabilizimin e trupit të tyre.
Hannah ka hapur një faqe për të mbledhur para, për të paguar shpenzimet që duhen në rritjen e binjakeve./Albeu.com/