Vazhdon të jetë në kërkim bashkëshorti i 18-vjeçares në Ferizaj i cili dhunoi deri në vdekje të rena dhe e la bashkë me shokun në derën e spitalit dhe u arratisën.
E reja, Marigona Osmani dyshohet se u vra nga Dardan Krivaqa, i cili është shpallur në kërkim.
Babai i viktimës 18 vjeçare nga Ferizaj, Muhabi Osmani, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë dijeni se vajza e tij ka lidhur jetën me një person me precedent të mëparshëm kriminal.
Ai ka deklaruar se vazhdon te jetë i tronditur dhe pret që drejtësia t’i japë gjykimin e merituar autorit.
Sic u bë me parë e ditur, Marigona ishte e martuar me autorin dhe bashkëjetonin prej dy muajsh.
Babai i saj deklaron se vajza e tij ka qenë në presion dhe nuk ka mundur të tregojë në familje mbi dhunën që i është ushtruar gjatë kësaj kohe bashkëjetese, duke shtuar se ai e ka pyetur vazhdimisht vajzën mbi marrëdhënien që kishte.
“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhë”, ka thënë babai I vajzës.
Rikujtojmë se ky nuk është rasti i parë i dhunës i ushtruar nga autori, tashmë në kërkim për vrasje. Gjatë një marrëdhënie në shtetin francez, dyshohet se ai e ka dhunuar të dashurën e asaj kohe dhe e ka detyruar atë të prostituojë. /albeu.com/