Ditën e sotme, ka ndërruar jetë Jetart Berisha, viktima e dytë e tentimvrasjes së para disa muajve në Pejë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduktimin e viktimës”, tha Nikçi.
Kujtojmë se në qershor, ndërroi jetë edhe babai i Jetart Berishës, Jeton Berisha.
Tre persona u plagosën me 22 maj në qendër të Pejës, pas një mosmarrëveshje.
Të plagosur kishin mbetur Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij Jetnisi dhe Jetarti. Babai Jetoni dhe djali Jetarti, kanë ndërruar jetë.
I dyshuar për këtë rast është Agron Gashi, të cilit Gjykata Themelore e Pejës, më 24 maj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.